Një vajzë 12 vjeçare që kontraktoi virusin u tha që “vdiq për dy minuta” dhe se kishte dhimbje shumë të mëdha.
Juliet Daly, nga Luiziana, luftoi për jetën e saj në spital pasi besohet se Covid-19 i shkaktoi dëmtime të mëdha në zemër, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmija u pranua menjëherë në ICU, ku u vendos në një ventilator. Juliet duhej të qëndronte në një ventilator për katër ditë duke e lënë nënën e saj të tmerruar për jetën e së bijës.
Edhe pse Juliet tani është përsëri në shtëpi, nëna e saj ende kontrollon pulsin e saj çdo natë.
“Unë jam shumë mirënjohëse që mjekët ishin në gjendje ta diagnostifikojnë atë aq shpejt dhe ishin në gjendje ta trajtojnë atë”, tha nëna e saj.
SHBA ka pësuar mbi 58.000 vdekje për shkak të koronavirusit dhe ka pasur mbi një milion raste të konfirmuara të sëmundjes. /GazetaShneta/