Vajza e Albanit dhe Miriamit nuk ndalon së kënduari as kur është e sëmurë

2018-08-15 në ora 09:14

Nëse ke dy prindër artistë është e pamundur të mos ndjekësh rrugën e tyre.

Vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt është shembulli tipik.

E vogla duket se që në këtë moshë po ushtrohet që në të ardhmen të krijojë të njëjtin emër si një artiste e vërtetë njësoj si prindërit e saj.

Miriami ka publikuar në ‘Instagram’ dy video shumë të ëmbla të vogëlushes duke kënduar. Ajo tregon se pavarësisht se Ameli është me temperaturë nuk mund të qëndrojë asnjë moment pa kënduar.

Duke parë se Ameli është kaq e talentuar, me siguri ajo do jetë “konkurrentja” më e fortë në muzikë për Albanin dhe Miriamin.

“Edhe pse jemi me temperaturë, nuk rrimë dot asnjë moment pa kënduar”, shkruan Miriami krahas njërës prej video-ve.