Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj është duke përjetuar një ndjenjë jo edhe aq të mirë për shkak se vogëlushja e saj Ella Faria është e sëmurë.
Cunmulaj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, por këtë mllef që ka, si duket është nga fëmijët e tjerë.
“Foshnja e gjorë. Ne kaluam gjithë natën zgjuar me ethe e temperaturë dhe simptomat e saj filluan nga duart, këmbët dhe goja. Supozohej të ishim duke udhëtuar për në Bahamas tani, por sigurisht që nuk do të shkojmë. Është hera e dytë që sëmuret nga fëmijët e tjerë. Nuk i kuptoj nënat që nxjerrin fëmijët e tyre në vende publike me një virus ngjitës. Sipas meje janë egoistë”, shkruajti Emina.
Derisa arsyeja përse modelja e bëri publik rastin e së bijës është për shkak të dëshpërimit të madh që ajo është duke përjetuar dhe tenton të japë mesazh të fortë për të gjithë nënat duke u thënë: “Nëse ekspozon fëmijën e sëmurë në publik, je një prind idiot!”./KidsTime/