‘Vajza jonë e vogël po përjeton ferrin’

2017-11-10 në ora 20:04

Gabby Marler është alergjik ndaj shtëpisë së saj familjare, çdo ditë duke i sjellur jo vetëm dhimbje, por edhe kërcënime për jetën.

Gabriella Marler jo vetëm se vuan nga alergjitë e shumta ushqimore kërcënuese për jetën e saj, por alergji të rënda të lëkurës gjithashtu, përfshirë alergjinë në grimcat e pluhurit, transmeton Gazeta Shneta

Në javën e gjashtë të saj, ajo u diagnostifikua me dermatit atopik dhe ekzemë.

“Ndërsa Gabby po rritej, gjendja e lëkurës së saj vazhdonte të përkeqësohej.”, tha nëna e saj.

“Ishin nga ato netët kur ajo zgjohej duke qajtur, jo vetëm nga alergjia por edhe nga dhimbjet që i shkaktonte vetës përmes kruarjeve dhe reaksioneve alergjike nga zorra e brendshme.”

“Nuk di çfarë të bëj, po më thyen zemrën.”

Përsa i përket reaksioneve alergjike në ushqim, ata tentonin të identifikonin shkaktarët ushqimorë, duke variuar në ushqime të ndryshme.

Për t’i dhënë Gabby një jetë më të mirë, Marlers duhet të bëjnë ndryshime serioze në shtëpinë e tyre.

“Gabby ka nevojë për një shtëpi që ka dysheme të drunjtë, ngjyra të veçanta që nuk lëshojnë kimikate dhe një sistem kondicinues me ajër të kulluar sepse ajo gjithashtu vuan nga urtikaria e ngrohjes”, thotë Tiffany.

Për këtë arsye, familja ka hapur një fondacion për t’i përkrahur ata financiarisht në sëmundjen e Gabbyt.

Nëse mund të dhuroni një kontribut ndaj ëndrrës së Marlerit për një shtëpi të sigurt për vajzën e tyre, mund të dononi këtu./Gazeta Shneta/