Sot gjatë orëve të para të mëngjesit ndërroi jetë Vanesa Veseli, nxënëse në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit.
Gjatë mëngjesit të ditës së sotme, derisa ajo ishte duke u bërë gati për të shkuar në shkollë ndërroi jetë kurse shkaqet nuk janë bërë të ditura, shkruan Gazeta Shneta.
Varrimi i saj bëhet nesër në varrezat e fshatit.
Kryetari i komunës së Gjilanit me këtë rast ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Veseli.
Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Veseli,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Vanesa Veseli.
Ky lajm më ka tronditur thellë mua, Komunën e Gjilanit dhe secilin qytetar.
Vanesën do ta kujtojmë përgjithmonë si nxënëse të sjellshme e të shkëlqyer si dhe një sportiste të dalluar, e cila premtonte shumë.
Kjo është një humbje e madhe për shkollën “Agim Ramadani”, për Zhegrën, për Gjilanin dhe për sportin.
Ju lutem, familje e nderuar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.” /GazetaShneta/