Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vajza qante pa pushim, por kur e dërguan te mjeku, zbuluan diçka tmerruese

Jetë 13/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Katër, pesë, deri në gjashtë orë në ditë, mamaja përpiqet të qetësojë vajzën e saj.

Por asgjë nuk e ndihmon.

Vogëlushja refuzon ushqimin dhe pijen.

Në fund, mamaja detyrohet dhe e dërgon fëmijën në urgjencën e një spitali në Nju Xhersi, SHBA.

Mjekët duhet të sqarojnë shumë gjëra.

Mamaja mendon se mund të jetë infeksion i veshit të mesëm, pasi vajza ka pasur probleme në të shkuarën.

Por pacientja e vogël nuk ka temperaturë, duke e rrëzuar mundësinë e infeksionit.

Frymëmarrja e saj është normale.

Edhe një kontroll në zemër zbulon se ajo nuk ka probleme.

Tensioni i gjakut është normal.

Edhe në gjoks dhe në bark nuk ka probleme.

Mjekët bëjnë edhe një tjetër kontroll, por vajza nuk ka as probleme në tru.

Analiza neurologjike nuk zbulon ndonjë gjë të dyshimtë.

Mjekët inspektojnë kokën, sytë, veshët, hundën: gjithçka normale.

Por gjatë kontrolleve, vajza kacavirrej shumë pas mamasë së saj.

Kështu mjekëve iu bie në sy diçka.

Gruaja ka një vath në veshin e djathtë, por jo në të majtin.

Ku është vathi i dytë?

Vetëm kur ia vënë në dukje, gruaja e kupton se i mungon.

Ajo dyshon se e ka humbur rrugës për në spital.

Për shkak se vajza merr frymë normalisht dhe nuk duket se ka dhimbje në gjoks, mjekët nuk kishin menduar se ajo ka gëlltitur diçka.

Por tani nisin dyshimet.

Një analizë me rreze konfirmon dyshimet: vathi i mamasë është në pjesën e sipërme të ezofagut të vogëlushes.

Një gastroentrolog thirret në dhomën e urgjencës.

Ai e nxjerr xhevahirin nga trupi i vajzës me një endoskop.

Pas operacionit, vajza e merr veten me shpejtësi, nuk qan më dhe ushqehet plot gëzim

Artikulli paraprakQKUK: Vllasi është jashtë rrezikut për jetën
Artikulli i rradhës Zhvillimi i fëmijës në muajin e parë

Ju sugjerojmë

Shkencëtarët zbulojnë lidhjen midis rënies së flokëve të tipit mashkullor dhe 5 varianteve gjenetike

29/09/2023 Jetë

Si çrregullimi i përdorimit të kanabisit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

29/09/2023 Jetë

Benefitet e konsumimit të smoothie gjatë shtatzënisë suaj

29/09/2023 Jetë

Marrja e karbohidrateve të rafinuara në sasi të mëdha rezulton me shtim peshe në moshën e mesme

29/09/2023 Jetë

Dy burime të zakonshme ku mund të merrni vitaminën D

29/09/2023 Jetë

Studim: A mund të ndihmojë vitamina D në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare?

29/09/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.