Mjafton t’i thuhet një fjalë dhe ajo mund ta përjetojë erën dhe shijën e saj.
Kathryn Jackson, 22, nga Britani e Madhe, mund ta shijojë karotën sa herë që dëgjon emrin Rory, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo është e diagnostikuar me një fenomen psikologjik që e bën të shijojë fjalët kur i dëgjon ose i lexon ato.
Kathryn thotë se nuk mund të ketë një bisedë normale pa u hutuar nga përjetimi i shijës.
“Unë mund t’i shijojë fjalët kur i dëgjoj apo kur i lexoj. Kjo më ka ndodhur gjatë gjithë jetës time. Kur e dëgjoj fjalën Lola, unë shijoj gjel sheqeri ose emri i shokut tim Rory më bënë të shijojë karotën”, tregon Kathryn.
Në krejt botën sipas Universitetit të Bostonit, nga ky fenomen janë të prekur rreth 5 mijë njerëz.
“Disa njerëz mendojnë se kjo është e çuditshme, por kur flas me ta dhe ua sqaroj, edhe ata e shohin se janë të prekur në nivel më të ulët”, ka shtuar vajza. /Gazeta Shneta/