Vajza që nuk i ka prerë thonjtë për 3 vite (Foto)

2017-04-05 në ora 15:52

Simone Taylor 16 vjeçare nuk i ka prerë thonjtë e saj nga gushti i vitit 2014

Simone është një nxënëse që për gati 3 vite i ka rritur thonjtë e saj, dhe sot gishtat e saj mbërrijnë gjatësi deri në 15 centimetra, e marrin kohë tre orë për tu lyer.

Asaj i është dashur që të mësohet që të bëjë gjërat më bazike me thonjtë e saj, përfshirë këtu edhe shkrimin, gjithmonë duke u kujdesur që të mos i dëmtojë ata, shkruan rtv21.tv.

“Kam teste shkollore ku kam shumë vështirësi që të shkruaj, pas një ore shkrimi kam dhimbje në duar”, shpjegoi Taylor.

Simone vijon mësimet në një shkollë gjermane që nuk ka kod shkollor të dukjes, andaj nuk ka pasur probleme me shkollën për thonjtë e saj.

Simone tregon se ky proces i rritjes së thonjve ka nisur nga frika e saj prej prerëses së thonjve. Thonjtë e saj kanë mbërritur një gjatësi prej 6 centimetrave e gjysmë.

Simone goes through at least two bottles of nail varnish remover, cuticle oil and hand cream a month