Vajza me sindromën Down realizon ëndrrën e saj, prezanton motin (Foto)

2017-03-15 në ora 11:40

Melanie Segard është 21 vjeçare dhe është me sindromën Down. Por ëndrra e saj u përmbush kur një televizion francez i dha mundësinë që ajo ta prezantoj motin drejtpërdrejtë.

Për tu plotësuar dëshira e saj, përsipër e mori një organizatë bamirëse e quajtur “Unapei”, që nisën një fushatë në Facebook “Melanie peut le faire”, që në shqip do të thotë “Melania mund ta bëjë”, e kjo fushatë u mbështet nga 200.000 njerëz, transmeton Gazeta Shneta.

“Unë jam ndryshe, por dua t’ju tregoj të gjithëve që edhe unë mund t’i bëj gjërat ndryshe”, ka thënë Melania.

Ajo fillimisht mori 4 ditë trajnim nga një Ekip i motit në Francë, duke përfshirë edhe këshilla që ajo të dalë para “Green Screen”, dhe të jetë e lirë në prezantim.

France 2, ishte i vetmi televizion që pranoi t’i ofrojë këtë mundësi Melanias, dhe t’i realizohet një ndër ëndrrat e saj më të mëdha. Por vetëm pak ditë më vonë, Melanias i erdhi edhe një ftesë nga televizioni BFMTV.

Melania jeton me prindërit e saj, ndërkaq tash iu është nënshtruar një terapie që po e ndihmon në aftësinë e të folurit rrjedhshëm.

Ndërkaq për mundësinë që iu dha të dalë në televizion dhe ta jap motin, ajo është shprehur tejet e lumtur, duke thënë se edhe nëse më tutje do ketë probleme me shëndetin e saj ajo nuk do ta ketë problem, pasi ëndrra më e madhe iu është realizuar. /Gazeta Shneta/