Shtatzënia është një kohë për të festuar, por edhe siklet, dhe natyrisht për vlerësim. Por, vlerësimi i gjinisë së fëmijës suaj është ajo që të gjithë, përfshirë edhe ju, do të donin ta bënin. Ne themi vlerësim, sepse parashikimi gjinor nuk është thjesht një supozim. Shpesh ju takoni njerëz që përpiqen të dinë më shumë për simptomat tuaja të shtatzënisë dhe pastaj të dalin me një përfundim mbi gjninë e foshnjës suaj.
Këtu janë disa simptoma në bazë të të cilave parashikohet gjinia:
Urina e errët tregon se ju do të keni një djalë, ndërsa urina me ngjyrë më pak te errët tregon se foshnja është një vajzë. Një tjetër teori flet për madhësinë e gjirit duke treguar nëse është një vajzë apo një djalë. Në anën tjetër, këmbët e ftohta mund të nënkuptojnë që ju keni një djalë.
Si mund ta harrojmë testin e rrahjeve të zemrës, ku thuhet se shkalla e zemrës prej më pak se 140 rrahje në minutë nënkupton se foshnja është një djalë dhe mbi 140 rrahje në minutë tregon se foshnja është një vajzë, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse ekspertët duhet të besohen, nuk ka mënyrë të sigurt për të parashikuar gjininë e një fëmije, vetëm nga simptomat që përjetoni. Sipas profesoreshës të Yale University, Dr. Sonya Abdel-Razeq, “Edhe pse shumë kultura përcaktojnë shumë mënyra për të parashikuar gjininë e fetusit, nuk ka prova shkencore për të mbështetur asnjë teori’’.
Çdo shtatzëni është e unike dhe varet nga shumë faktorë si shtatzënitë e mëparshme, mjedisi, mosha etj. Çdo simptomë që mund të përjetoni është rezultat i nevojave unike të trupit tuaj. Pra, mund të keni këmbë të ftohta, dhe shkalla e zemrës suaj fetale mund të jetë shumë më e ulët se 140 rrahje në minutë, por përfundon duke lindur një vajzë./Gazeta Shneta/