Vajzës 19-vjeçare iu fry koka deri në 63 cm për shkak të ngjyrës së flokëve

2018-11-29 në ora 22:19

Vajza 19-vjeçare nga Parisi, Estelle, ka përjetuar tmerrin pasi pati një reaksion alergjik nga kimikatet që gjenden zakonisht në ngjyrën e flokëve. Kjo gjë i shkaktoi ënjtjen e kokës

Estelle e bleu bojën në një supermarket me qëllim që të errësonte ngjyrën e flokëve të saj, por sikurse shkruan gazeta franceze le Parisein, një nga përbërësit e kokës i shkaktoi alergjinë e fortë.

Estelle tha për gazetën se ajo e bëri testin e bërrylit, por e la bojën aty vetëm 30 minuta, më pak sesa ishte rekomanduar, 48 orë.

Ajo filloi të merrte mjekime, por skalpi i kokës së saj u irritua më shumë. Koka iu fry deri në 63 cm dhe gjuha i mori përmasa të mëdha.

Tani Estelle po e shpërndan fotografinë në rrjette sociale, që fushata për paralajëmrimin e rreziqeve nga bojërat e flokëve të bëhet më e madhe./SYRI.NET