Kompania Johnson&Johnson ka njoftuar se së shpejti pritet të ketë një vaksinë anti covid për fëmijët nën moshën 18-vjeçare.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur drejtori i kompanisë, Alex Gorsky shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Lajm i mirë është se FDA tashmë po punon me kompaninë për të krijuar udhëzime të qarta, në mënyrë që të dhënat e duhura të mblidhen”, tha Gorsky.
Gorsky shtoi tutje se, ky lloj i vaksinës është përdorur në grupmosha më të vogla për testim dhe pritet të jetë në dispozicion deri në shtator.
Së fundmi, edhe kompanitë si Moderna dhe Pfizer janë angazhuar në prodhimin e vaksinave për fëmijët./GazetaShneta/