Bota po pret me padurim përhapjen e një vaksine të zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.
Miquel Fernández është midis 43,000 vullnetarëve që janë testuar për vaksinën Pfizer shkruan Express.co.uk. Spanjolli ka përshkruar simptomat që ka provuar një ditë pasi ka marrë vaksinën, përcjell Gazeta Shneta.
Të hënën e kaluar u njoftua se një vaksinë e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech kishte prodhuar një efektshmëri prej 90 përqind në hulumtimin e saj në fazën përfundimtare.
Hulumtimet klinike, aktualisht po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara duke përfshirë 43,000 vullnetarë nga gjashtë vende.
Disa nga 43,000 vullnetarët e përfshirë në studim kanë hedhur dritë mbi efektet anësore të mundshme të vaksinës.
Pasqyra e fundit vjen nga një spanjoll i ashtuquajtur Miquel Fernández, që jeton në qytetin Norman, Oklahoma.
Fernández shpjegoi se një ditë pas marrjes së vaksinës: ‘Unë kisha simptoma sikur të kisha grip’.
Ethe dhe lodhje që zgjatën rreth pesë orë, tha ai në një intervistë. Ky vullnetarë tashmë ka marrë dy doza të vaksinës.
Mirëpo, kandidati spanjoll nuk mund të sigurojë nëse ai ka marrë vaksinën ose formën placebo (pa substance aktive)
Analiza është provë e verbër e dyfishtë, që do të thotë se pesëdhjetë përqind e vullnetarëve marrin vaksinën dhe gjysma tjetër marrin një placebo në fazën eksperimentale.
Vetëm në fund të hulumtimit klinik, vullnetarët zbulojnë nëse kanë marrë vaksinën e vërtetë. /Gazeta Shneta/