Vaksina e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit ‘do të shpëtojë shumë jetë’, thonë shkencëtarët.
Vaksina Covid e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Universiteti i Oxfordit dhe AstraZeneca mund të mbrojë 70.4% të njerëzve nga sëmundja, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.
Kjo shifër e efikasiteti të kësaj përbërje është premtuese ngase nëse doza dyfishohet ndikimi i saj rritet për 90 përqind të të injektuarve.
Vaksina e Oksfordit është e treta që prodhon rezultate të efikasitetit, pas Pfizer / BioNTech dhe Moderna, vaksinat e të cilave janë bërë me një teknologji tjetër.
Dy vaksinat e para të raportuara pothuajse japin 95% efikasitet dhe Pfizer ka aplikuar për licencë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa rezultatet e Oksfordit mund të mos duken menjëherë aq të mira, shkencëtarët thonë se ato nuk janë të krahasueshme sepse ata kanë përfshirë njerëz që sëmuren lehtë, si dhe ata që sëmuren rëndë, ndryshe nga dy vaksinat paraprake.
Vaksina e tyre ka disa përparësi të mëdha, sepse është e qëndrueshme në frigorifer, e lehtë për transportim dhe përdoret kudo në botë.
Britania e Madhe ka porositur 100 milion doza të vaksinës Oxford, e cila është thelbësore për planet e saj të vaksinimit pandemik.
E rëndësishme dhe një pikë tjetër nga vaksinimi, është se Oxford / AstraZeneca tashmë ka treguar se vaksina funksionon edhe tek njerëzit e moshuar dhe në grupet e reja si dhe është e sigurt.
Ka indikacione të hershme që gjithashtu mund të ndihmojë në ndalimin e transmetimit të sëmundjes. /Gazeta Shneta/