Vaksina Johnson&Johnson mund të parandalojë përhapjen e Covid-19 nga personat asimptomatikë

2021-02-24 në ora 20:58

Sipas të dhënave, vaksina Johnson&Johnson mund të parandalojë përhapjen e Covid-19 nga personat asimptomatikë.

Studimet e mëparshme nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë treguar se shumë raste kanë rezultuar si pasojë e përhapjes së virusit nga personat asimptomatik shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Nëse një vaksinë parandalon përhapjen e virusit atëherë mundëson në zvogëlimin e transmetimit të virusit nga personat asimptomatikë.

Sipas studiuesve, fillimisht, vaksina kishte një mbrojtje ‘modeste’ kundër infeksionit te personat asimptomatik nga dita e parë deri në ditën e 29-të, por pas kësaj ofronte mbrojtje.

Kur vullnetarët u kontrolluan pas ditës së 71 të marrjes së vaksinës, dukej se vaksina kishte sjell 74% efektivitet kundër infeksioneve asimptomatike.

Por, gjithsesi, në dokumentin e publikuar thuhet se këto gjetje duhet të interpretohen me kujdes dhe konkluzione përfundimtare të nxirren në një kohë të duhur./GazetaShneta/