Gjigandi farmaceutik francez Sanofi dhe GSK i Britanisë kanë njoftuar fillimin e testeve përfundimtare të vaksinës së tyre të vonuar kundër Covid-19 ndërsa garojnë për të shtuar vaksinën e tyre në arsenalin e botës kundër pandemisë.
Sipas burimit medial AFP, thuhet se kompanitë raportuan rezultate pozitive nga provat e ndërmjetme njerëzore në fillim të këtij muaji, pas një rezultati zhgënjyes nga studimet fillestare vitin e kaluar që lanë Francën pa vaksinën e saj, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
Sanofi dhe GlaxoSmithKline kanë filluar regjistrimin në fazën e tretë të një studimi klinik që do të përfshijë më shumë se 35.000 vullnetarë të rritur në vendet në Shtetet e Bashkuara, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, thanë kompanitë.
Ndër të tjera, Sanofi dhe GSK gjithashtu do të studiojnë aftësinë e vaksinës së tyre për të punuar si një vaksinë përforcuese tek njerëzit që kishin marrë më parë një vaksinë tjetër.
Provat e fazës së dytë tashmë treguan një përgjigje të fortë imune pas një doze të vetme në pjesëmarrësit të cilët më parë ishin infektuar me koronavirus.
Kompanitë shpresojnë të fillojnë vaksinën e tyre deri në fund të vitit 2021 – një vit pasi Pfizer dhe Moderna u miratuan nga rregullatorët.
“Ne kemi adaptuar strategjinë tonë të zhvillimit të vaksinave bazuar në konsiderata të ardhshme ndërsa virusi vazhdon të zhvillohet, si dhe duke parashikuar se çfarë mund të jetë e nevojshme në një mjedis post-pandemik,” tha në një deklaratë nënkryetari ekzekutiv i Sanofi, Thomas Triomphe.
Ashtu si shumica e vaksinave të tjera në qarkullim, vaksina Sanofi-GSK do të kërkonte dy doza për efektivitet – poashtu. /Gazeta Shneta/