Studiuesit janë të gatshëm të fillojnë testimet në dy javët e ardhshme me ekipin që punon rreth zhvillimit të vaksinës.
Një vaksinë për COVID-19 mund të jetë e gatshme në shtator, sipas një profesori nga Universiteti i Oksfordit shkruan sky.news, transmeton GazetaShneta.
Sarah Gilbert është një profesore e vaksinologjisë dhe thotë se ajo është “80% e sigurt” se një vaksinë e COVID-19 që po zhvillohet nga ekipi i saj do të funksionojë.
Ekipi i saj në Oksford është pjesë e një përpjekje globale për të gjetur një vaksinë për koronavirusin i cili ka vrarë më shumë se 100,000 njerëz në të gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Profesor Gilbert ka thënë që provat njerëzore janë vendosur të ndodhin brenda dy javëve të ardhshme.
Ajo i tha gazetës The Times: “Unë mendoj se ka një shans të lartë që ajo të funksionojë.”
Ajo shtoi se të kesh diçka gati deri në vjeshtë është “pothuajse e mundur nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur”, por paralajmëroi se “askush nuk mund të premtojë se do të funksionojë”./GazetaShneta/