Një studim i fundit analizoi nga afër vaksinat Moderna dhe Pfizer të teknologjisë ARNm të cilat parandaluan dhe ‘zbutën’ COVID-19.
Autorët konkludojnë se vaksinat janë “shumë të efektshme” në parandalimin e infeksionit. Gjithashtu, ata që morën virusin përjetuan simptoma më të lehta dhe afatshkurtër, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studimi i cili shfaqet në New England Journal of Medicine, gjithashtu zbuloi se individët të cilët ishin vaksinuar, por morën virusin kishin ngarkesa virale dukshëm më të ulëta.
Sipas autorëve të studimit: “Pjesëmarrësit të cilët ishin vaksinuar pjesërisht ose plotësisht në kohën e infektimit kishin një ngarkesë ARN virale 40% më të ulët”.
Në total, hulumtimi përfshiu 3,975 personel të kujdesit shëndetësor dhe punëtorë të tjerë të vijës së frontit. Shkencëtarët ndoqën pjesëmarrësit për 17 javë.
Dy doza të një vaksine ARNm ishin 91% të efektshme kundër infeksionit SARS-CoV-2, qofshin ato të sëmundjen së nivelit simptomatik apo asimptomatik. Një dozë e vetme e vaksinës ishte 81% efektive. /Gazeta Shneta/