Imunizimi është një mëyrë e sigurtë, e thjeshtë dhe efektive për mbrojtjen e fëmijës tuaj nga disa sëmundje specifike.
Imunizimi apo vaksinimi mbronë fëmijët dhe të rriturit nga infeksionet e dëmshme përpara se të arrijnë në kontakt me trupin e tyre nga rrethi shoqëror, shkruan Pregnancy and Birth, transmeton Gazeta Shneta.
Ai shfrytëzon mekanizmin e mbrojtjes natyrale të trupit, pra reagimin imunitar, për të ndërtuar rezistencë ndaj infeksioneve dhe ndihmon fëmijët të jenë të shëndetshëm duke parandaluar infeksione serioze.
Vaksinat për bebe dhe fëmijë të vegjël janë të siguruara nga Programi Nacional i Imunizimit në secilin vend të botës.
Disa nga sëmundjet prej të cilave imunizohen fëmijët e gjithë botës, janë:
- Variçela
- Difteria
- Hib (Tipi B)
- Hepatiti B
- Fruthi
- Meningjiti
- Rubeola
- Virusi Rota
- Paraliza e hershme
- Infeksioni Pneumokokal, etj.
Përse fëmijët duhet të imunizohen kaq shumë?
Një numër i vaksinave janë të nevojshme në vitet e para të jetës së bebes për ta mbrojtur atë nga infeksionet dhe sëmundjet më të rrezikshme dhe më seriozet. Sistemi imunitar i fëmijëve nuk funksionon aq mirë sa ai i fëmijëve të rritur, dhe personave të rritur, për arsyen se është ende i papjekur. Prandaj, doza më të mëdha të vaksinave janë të nevojshme.
Në muajin e parë të jetës, bebja mbrohet nga sëmundjet infektive nga antitrupat e dërguar nga nëna, të cilat transferohen përmes shtatzënisë. Kur këta antitrupa shpenzohe, bebja është në rrezik nga infeksionet serioze dhe pikërisht në këtë periudhë vaksinimi i dhurohet përpara se antitrupat të largohen tërësisht.
Një arsyeje tjetër pse fëmijët marrin kaq shumë vaksina, është se vaksinat e reja kundër infeksioneve serioze vazhdojnë të zhvillohen.
Numri i injektimeve zvogëlohet duke përdorur kombinimin e vaksinave, të cilat shumica prej tyre kombinohen në një të vetme.
Ku mund të informoheni më shumë rreth imunizimit dhe ku duhet të kërkoni ndihmë për beben?
Imunizimi mund të ofrohet nga doktori juaj, klinikat e imunizimit, këshillimoret lokale, disa spitale, etj. /Gazeta Shneta/