Përreth Gjermanisë, nën vëzhgimin e policisë, transportuesit po drejtohen në shtëpitë e pleqve dhe qendrat e vaksinimit.
Ngarkesa e tyre e vetme: Vaksina Covid-19 e zhvilluar nga BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer, shkruan DW përcjell Gazeta Shneta.
Ministrja e Shëndetësisë e Brandenburgut, Ursula Nonnemacher, ishte gati për shpërndarjen e vaksinës në qytetin Grossräschen.
Një 87-vjeçare është një nga njerëzit e parë në shtëpinë e pleqve që ka marrë vaksinën dhe ishte sjellë me një karrocë për të marrë injeksionin para një turme gazetarësh.
Ajo është gjithashtu një nga të paktët që thonë se nuk kanë frikë nga efektet.
Vetëm 12 nga 70 banorët e shtëpisë kanë aplikuar për të marrë vaksinën në ditën e parë.
Kjo është një masë e sfidës me të cilën përballen autoritetet shëndetësore.
Hubertus Diemer, udhëheqësi i Kryqit të Kuq në Brandenburg thotë se: “Kjo ka të bëjë me besimin dhe bindjen e njerëzve për t’u vaksinuar”.
“Ekziston një skepticizëm i konsiderueshëm”, pranon drejtoresha e shtëpisë së pleqve, Bianka Sebischka-Klaus.
Një nga problemet që ajo identifikon është shpejtësia me të cilën kanë ndodhur zhvillimet:
“Kur filluam të informonim njerëzit për planet, vaksina madje nuk ishte aprovuar”.
Ministrja e Shëndetësisë, Ursula Nonnemacher është dakord, duke thënë se është e rëndësishme të mos vihen nën presion njerëzit dhe t’u jepet atyre “kohë për të diskutuar vendimet e tyre me familjarët’.
Ndonjëherë kujdestarët ligjorë duhet të japin miratimin e tyre dhe shumë të afërm kanë ardhur së bashku për të shoqëruar të moshuarit për vaksinimi Covid. /Gazeta Shneta/