Një studim i kohëve të fundit zbuloi se individët e vaksinuar kanë më pak gjasa të zhvillojnë COVID të gjatë pas infektimit në krahasim me individët e pavaksinuar.
Dhënia e dozave përforcuese ka të ngjarë të zvogëlojnë rrezikun e COVID të gjatë gjithashtu, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Mënyra më e mirë për të parandaluar COVID-in e gjatë është të shmangni infeksionin duke bartur maska, duke u vaksinuar dhe duke ruajtur distancën sociale.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se individët e vaksinuar plotësisht kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të pasojave post-akute të SARS-CoV-2 i njohur gjithashtu si COVID i gjatë – ose post – COVID.
Autorët analizuan të dhënat nga Studimi i Simptomave ZOE COVID, një aplikacion celular në Mbretërinë e Bashkuar, ku përdoruesit mund të raportojnë infeksione dhe të regjistrojnë simptoma për të ndihmuar studiuesit të hulumtojnë rastet e COVID-19.
Ata zbuluan se individët të cilët ishin plotësisht të vaksinuar me vaksinat Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca kanë pothuajse 50% më pak gjasa të zhvillojnë COVID të gjatë sesa individët e pavaksinuar nëse infektohen nga virusi.
Studimi i shtatorit, i botuar në The Lancet Infectious Diseases, tregon se seria e vaksinave me dy doza siguron mbrojtje të konsiderueshme kundër sëmundjeve të rënda dhe simptomatike.
“Në këtë studim, nuk është se vaksina kundërshtoi efektet afatgjata të virusit, por që në mesin e një popullate që ishte e vaksinuar dhe e pavaksinuar, të vaksinuarit kishin më pak gjasa të kishin simptoma afatgjata,” tha epidemiologe Priya Duggal, nga Universiteti Johns Hopkins.
Megjithëse ne e dimë se vaksinat mbrojnë kundër infeksionit COVID-19 dhe zvogëlojnë rrezikun e rezultateve të rënda, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se si e ndihmon trupin të zvogëlojë rrezikun e formës ‘COVID të gjatë’.
“Ne nuk e dimë me të vërtetë se çfarë bën vaksina për të zvogëluar rrezikun tuaj për COVID të gjatë, por mund të spekuloj se nëse COVID i gjatë është e lidhur me imunitetin, mbushja e sistemit imunitar me vaksinat ARNm mund ta bëjë atë më të përgatitur për të luftuar infeksionin dhe eliminuar virusin, duke kufizuar kështu kronikitetin e sëmundjes,” thotë Dr. Duggal.
“Vaksina na jep perspektivat më të mira për të luftuar rezultatet akute dhe afatgjata të virusit”. /Gazeta Shneta/