Mbi 5 mijë punëtorë shëndetësorë në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid.
Vaksinimi me vaksinat anti-Covid Astra Zeneca në Kosovë ka filluar më 30 mars. Punëtorëve shëndetësorë iu është dhënë mundësia që ta marrin të parët vaksinën, për t’u imunizuar gjatë trajtimit të pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.
Por deri më tani nga rreth 13 mijë punëtorë shëndetësorë sa janë në Kosovë, vetëm mbi pesë mijë prej tyre kanë pranuar të marrin vaksinat AZ.
Numrin e të vaksinuarve prej mbi 5 mijë punëtorë shëndetësorë, e ka bërë të ditur ministri Arben Vitia gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.
Vitia ka folur edhe për sigurimin e vaksinave. Ai ka thënë se janë në rrugë të mbarë për blerjen e vaksinave, por sërish ka thënë se nuk mund të jap detaje për shkak të konfidencialitetit.
“Jemi në rrugë të mbarë për të siguruar vaksinat. Jemi në kontakt me të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina dhe me një nga to jemi afër arritjes së një marrëveshje shumë optimiste. Por nuk mund të japim më tepër detaje për shkak të konfidencialitetit”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/