Martesa e stilistit të njohur kosovar Valdrin Sahiti është përfolur shumë në medie.
Stilisti i dha fund beqarisë vitin e kaluar, duke u martuar me Edita Ramadanin në Las Vegas të Amerikës, por e gjithë kjo duket se nuk ka përfunduar me martesë, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka publikuar një fotografi në zyrën e tij në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet një veshje fëmijësh. Duke u bazuar nga ngjyra e rrobës, mund të kuptojmë se bebja është e gjinisë femërore.
Valdrin Sahiti e kishte konfirmuar shtatzëninë e gruas së tij, Editës, Nëntorin e vitit të kaluar./Gazeta Shneta/