Varësia ndaj seksit është një problem psikologjik që mund të sjellë pasoja të rënda mbi jetën dhe marrëdhëniet sociale të atyre që e vuajnë. “Shumë njerëz e përdorin seksin herë pas herë si një mënyrë për t’u arratisur nga stresi dhe kjo është normale.
Problemi është se këta pacientë kanë një lloj sjellje kostante që intensifikohet deri në atë pikë sa dëshira seksuale kontrollon të gjitha aspektet e tyre të jetës dhe për më tepër ndihen impotent për ta ndryshuar,” – shpjegon Rory Reid, psikiatër dhe autor i këtij hulumtimi.
Sipas autorëve, njerëzit shpesh thonë se u pëlqen varësia ndaj seksit, nuk duhet të jetë aq keq dhe ky fakt është më keq se një torturë. Ekipi i psikiatrëve nga Universiteti i Kalifornisë formuluan një listë të kritereve për të diagnostikuar atë që quhet “çrregullim hipersekual”, si një problem shëndetsor. Disa simptoma që i bashkon këta vartës ndaj seksit përfshijnë një model të përsëritur të fantazive seksuale dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale në varësi të gjendjes së keqe shpirtërore, si stresi apo depresioni.
Këta individë nuk kanë sukses në tentativat e tyre për të reduktuar, apo frenuar aktivitetin, atëherë kur e kanë kuptuar që u është kthyer në një problem. Rezultatet treguan se 54% e të prekurve e kishin kuptuar se e kishin këtë çrregullim para moshës 18 vjeç dhe 30% e tyre u ishte zhvilluar gjatë periudhës universitare, mes 18-25 vjeç. Sjelljet më të shpeshta përfshinin masturbimin dhe një përdorim të tepruar të pornografisë, ndjekur nga seksi me partner dhe sajberseksi (cibersex). Këta persona kishin marrëdhënie me punëtoret e seksit, me partnerë anonimë dhe me 15 partnerë në 12 muaj.