Ekspertët e sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, javë më parë kanë diskutuar dy problematikat aktuale të pandemisë, variantit Delta dhe simptomat e gjata të Covid.
Sipas David Dowdy, shkalla e infeksionit në muajin maj dhe qershor të këtij viti ishte ndër më të ulta krahasuar me fillimin e pandemisë Covid-19 shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Kjo po del të jetë si rezultat i vaksinimit të 60 për qind të të rriturve në Shtetet e Bashkuara.
Kështu ka bërë të ditur Dowdy në një konferencë për media të mbajtur me 14 korrik.
“Kjo i atribuohet kryesisht vaksinimit, gati 60 për qind e të rriturve në ShBA janë të vaksinuar plotësisht”.
“Nga ata të cilët nuk janë të vaksinuar, me shumë gjasa mbi një e treta janë të infektuar”, shtoi ai.
Sipas tij, kjo do të thotë se shumica e popullsisë ka një nivel të konsiderueshëm të imunitetit kundër Covid.Mirëpo, ai shtoi se numri i rasteve të raportuara është dyfishuar në dy javët e fundit.
Shumë nga këto raste të raportuara janë si rezultat i variantit Delta, i cili duket se është më i transmetueshëm sesa llojet e tjera, e që tashmë është bërë dominues në ShBA.
Sipas ekspertëve, të rinjët janë target grupi i variantit Delta, të cilët shumica prej tyre janë të pavaksinuar.
“Është e rëndësishmë të theksohet se nuk ka dëshmi që tregojnë se vaksinat aktuale janë më pak efektive kundër variantit Delta.Vaksinat ende funksionojnë mirë”, shtoi ai.
Përpos përqëndrimit te varianti Delta, ekspertët janë të shqetësuar edhe për efektet anësore që Covid-19 ka lënë prapa.Shumë persona të cilët kanë qenë të infektuar, imuniteti i tyre është dobësuar.
Priya Duggal, profesoreshë e epidemiologjisë, ka thënë se 30 për qind e njerëzve me Covid kanë raportuar simptoma që zgjasin më shumë se 30 ditë dhe madje deri në një vit pas infektimit.
Sipas saj, simptomat e gjata të Covid janë të ndryshme dhe përfshijnë humbjen e shijes dhe erës, ankthin, depresionin, problemet me zemër, shëndetin e veshkave, lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.Sistematikisht, shumë organe përfshihen në dëmtim si rezultat i infektimit./GazetaShneta/