Varianti i virusit SARS-CoV-2 i quajtur delta vazhdon të përhapet me shpejtësi në shumë pjesë të botës. Çfarë dimë për këtë variant deri më tani?
Varianti delta i SARS-CoV-2 – i njohur shkencërisht si B.1.617.2 – u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në dhjetor 2020 në Indi, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Në muajin prill 2021, varianti delta u bë varianti më i përhapur që shkaktoi raste të reja COVID-19 në Indi. Që atëherë, ky variant është raportuar në 80 vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Kohët e fundit, ka pasur shqetësime – veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – se varianti delta mund të shkaktojë një valë tjetër COVID-i, duke tërhequr kështu përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të lehtësuar kufizimet pandemike.
Sipas raportit të fundit nga Shëndeti Publik të Angli-së (PHE), varianti delta mund të jetë bërë varianti mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar, me “74% të rasteve të sekuencuara të infeksionit SARS-CoV-2.
Dr. Anthony S. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thuhet se ka paralajmëruar se “çdo vend që ka variantin delta duhet të shqetësohet se do të ketë një rritje të infeksioneve, veçanërisht nëse ai vend nuk ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve të vaksinuar”.
“Ne kemi parë që kur varianti delta përhapet mes njerëzve të pavaksinuar, ai mund të bëhet dominues shumë, shumë shpejt”, shtoi ai.
A janë të ndryshme simptomat e infeksionit?
Të dhënat e mbledhura nga shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu tregojnë se simptomat kryesore të infeksionit me variantin delta të SARS-CoV-2 janë të ndryshme krahasuar me ato të përjetuara me infeksionin me variantet e mëparshme.
Kështu, të dhënat nga aplikacioni ‘Studimi i Simptomës COVID’ – analiza shkencore e të cilit është kryer nga ekspertë të King’s College London – sugjerojnë që simptomat kryesore të infeksionit me variantin delta janë dhimbje koke, dhimbje fyti dhe hundë të lëngshme. /Gazeta Shneta/