Provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës, tha kryeministri Boris Johnson.
Të dhënat vijnë nga matematikanët që krahasojnë shkallën e vdekjeve në njerëzit e infektuar me versionet e reja ndaj rezultateve të mëhershme shkruan BBC përcjell Gazeta Shneta.
Varianti i ri më infektues tashmë është përhapur gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri Johnson tha në një konferencë në Downing Street se: “Përveç përhapjes më të shpejt, tani duket se ka disa prova se varianti i ri që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në jug-lindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë”.
Andaj ndikimi i këtij varianti të ri ka vë nën presion kaq të fortë të gjithë stafin shëndetësor të NHS.
Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, i përshkroi të dhënat e deritanishme si “jo ende të forta”.
Ai tha: “Unë dua të theksoj se ka shumë pasiguri rreth këtyre numrave dhe na duhet më shumë punë për të marrë një drejtim të saktë, por padyshim që është një shqetësim që kjo të jetë një rritje e vdekshmërisë si dhe një rritje të transmetueshmërisë së virusit”.
Punimet e parakohshme, sugjerojnë që varianti i ri përhapet midis 30 deri 70% më shpejt se ka lë të kuptohet se është rreth 30% më vdekjeprurëse.
Për shembull, me 1.000 persona të moshës 60-vjeçe të infektuar me variantin e vjetër, 10 prej tyre mund të pritet të vdesin. Por kjo normë rritet në rreth 13 me variantin e ri. /Gazeta Shneta/