Vazhdon moti i ngrohtë, në fundjavë mundësi për riga lokale shiu

2017-03-22 në ora 09:52

Gjatë ditëve të ardhshme fusha me presion të lartë dhe masa të ngrohta ajrore do të jenë dominante mbi rajonin tonë, që do të vazhdojnë të sjellin mot stabil dhe të ngrohtë.

Ditëve në vijim do të mbajë mot i ngrohtë, të mërkurën kryesisht me diell, e ditën e enjte dhe të premte do të ketë edhe vranësira kryesisht të nivelit të lartë.

Në fundjavë, gradualisht nga verilindja e kontinentit pritet të depërtojnë fusha jostabile me masa të ftohta ajrore, që do të sjellin mundësi për riga lokale shiu, të shtunën në mbrëmje, dhe gjatë ditës së diel.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.  Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e ato maksimale nga 23C deri në 24C, e ditën e diele pritet të pësojnë rënie deri në 15C.

Do të fryjë erë e lehtë juglindore 1-3m/s, ndërsa në fundjavë mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje mbi vlera normale