Ka vazhduar rritja e numrit të pacientëve të sëmurë me Covid-19 në spitalet e Kosovës.
Nga e hëna deri sot është dyfishuar numri i pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës nga Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
SHSKUK ka njoftuar se Në bazë të raporteve të datës 21 janar 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të spitalizuar janë 120 pacientë, prej tyre 80 të konfirmura me Covid-19 pozitivë dhe 40 të tjerë post- Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 30 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë