Ka vazhduar edhe sot rritja e numrit të rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 persona të infektuar, nga 3,788 qytetarë të testuar.
MSH ka njoftuar se aktualisht raste aktive në Kosovë janë mbi 400 persona të infektuar.
Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 98 pacientë të sëmurë me Covid-19, prej të cilëve 58 janë me oksigjeno terapi ndërsa një pacient është i intubuar.