Në orët e para të mëngjesit është gjetur pa shenja jete një infermiere, pjesë e stafit të Spitalit të Vushtrrisë.
Në lidhje me këtë ngjarje, menaxhmenti i spitalit “Sheikh Zayed” ka bërë të ditur se infermierja është gjetur pa shenja jete në vendin e saj të punës shkruan Gazeta Shneta.
Menjeherë pas verifikimit nga kolegët mjekësore është njoftuar policia dhe sipas tyre ky rast po cilësohet si një vdekje e dyshimtë.
“Pas verifikimit nga kolegët mjekësor, janë njoftuar organet e rendit. Për shkak të rrethanave rasti konsiderohet si vdekje e dyshimt, për çka policia, hetuesia dhe mjekësia ligjore po i zhvillojnë procedurat e nevojshme hetimore.”
“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, njoftimet e reja për media ofrohen vetëm nga organet e rendit.”, thuhet në njoftim.
Menaxhmenti i Spitalit shprehin ngushëllime familjes dhe kolegëve për humbjen e një infermiere të dallueshme dhe të respektuar nga të gjithë./GazetaShneta/