Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd të Shqipërisë ku një grua ndërroi jetë në rrethana të mistershme.
Martesa e Olsit dhe Rrezartes për fat të keq nuk zgjati shumë pas një ngjarje që ende nuk është arritur të shpjegohet sa duhet. Të enjten e kaluar çifti përfundoi në spital pa vetëdije, por nuk dihen shkaqet. Derisa Olsi u zgjua nga koma, nusja nuk arriti të mbijetojë.
“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë“, tregoi ai.
Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë për Klan Plus momentet e përjetuara mëngjesin e 13 Dhjetorit, shkruan Abcnews.
“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (i shoqi) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurije.
Familja nuk kanë folur për shkaqet e kësaj gjendje, ndërsa më tepër detaje mund të shihni videon.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.