Një shkencëtar ka arritur në një konkluzion se si vdekja nuk është e vërtetë, por që në fakt ajo është një iluzion i krijuar nga vetëdija jonë.
Shkencëtari Robert Lanza nga Universiteti i Mjekësisë “Wake Forest” thotë në librin e tij “Biocentrism” që vdekja është një iluzion i krijuar nga vetëdija jonë.
Dr. Lanza ishte anëtar i ekipit të shkencëtarëve të cilët klonuan embrionin e parë (në fazë të hershme) njerëzor, transmeton Gazeta Express.
Lanza është bashkë-autor i librit “Biocentrizm: Jeta dhe Vetëdija janë Çelësi i Kuptimit të Natyrës së Vërtetë të Universit”. Ky shkencëtar mori famë pas publikimit të librit, i cili, bazuar në nocionet e fizikës kuantike, shpjegon hipotezat e tij që thonë se biologjia dhe jeta janë origjina e realitetit dhe universit, jo e kundërta.
Sipas teorisë së tij, ka shumë realitete që mbështeten nga nivele të ndryshme të vetëdijes. Në këtë mënyrë, fundi i jetës (vdekja) është vetëm një përfytyrim i rrënjosur në mendjet tona, sepse pasi që nuk ka as kohë as hapësirë, s’mund të ketë as vdekje.
Sipas teorisë së tij, Ajnshtajni kishte të drejtë – vdekja është iluzion. Për më tepër, ai thotë se përjetësia nuk nënkupton ekzistencë të përjetshme në kohë, por ekzistencë krejtësisht jashtë kohës.
Sipas tij, koncepti i vdekjes të cilën e njohim nuk ekziston në asnjë kuptim real pasi që nuk ka limite reale sipas të cilave mund të definohet ajo.
Në thelb, ideja e vdekjes është diçka që gjithmonë jemi mësuar ta pranojmë, por në realitet, ajo ekziston vetëm në mendjet tona.
Ideja e biocentrizmit është e ngjashme me idenë e universeve paralale, një hipotezë e ngritur nga shumë fizikanë teorikë sipas së cilës thuhet që ka pafund universe, në të cilat variacione të njerëzve dhe situatave ekzistojnë dhe ndodhin njëherësh.
Sipas biocentrizmit, koha nuk ekziston në mënyrë të pavarur nga jeta të cilën e observon atë. Ekzistenca e kohës është vënë në pikëpyetje nga shumë filozofë dhe fizikanë.