Zbardhet dëshmia dhe denoncimi që ka bërë babai i 16-vjeçares Blerta Pepa në Polici, për vdekjen e vajzës pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.
Prindërit e Blertës i kishin lajmëruar mjekët që do kryenin operacionin, se vajza e tyre ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem, dhe se e kanë parasysh këtë gjë. Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe i kishte dhëne garanci prindërve te saj qe operacioni ishte diçka e thjeshte.
Por siç raporton “Panorama”, bazuar ne dëshminë e babait te vajzës ne Polici, mjeket pas operacionit kane thënë se vajza kishte pasur komplikacione gjate ndërhyrjes dhe temperature. Ata kane pritur qe vajzës t’i dale narkoza, por e reja nuk ia ka dale dot, dhe prindërit kane marre lajmin e rende nga bluzat e bardha pas mesnate. Mësohet se operacioni ne këtë spital kushtonte 3500 euro, dhe prinderit e vajzës kane paguar 1500 euro paraprakisht, ndersa pjesen tjeter, do ta dorëzonin pas ndërhyrjes.
Ngjarja
Blerta kishte pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës para dy ditesh ne gjimnazin ku ajo studionte, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte.
Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë, por 16-vjeçarja ka pasur komplikacione të brendshme pasi kishte marre sasi te madhe narkoze.
Pas ngjarjes, mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.