Vdekje e dyshimtë në Kaçanik, rasti ndodhi në fitnes

2017-02-28 në ora 11:48

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Kaçanik.

Një mashkull gjersa ishte duke ushtruar në një palestër fitnesi, përnjëherë është rrëzuar në tokë.

Viktima nga ana e personelit të palestrës është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik ku i është ofruar ndihma mjekësore.

Viktima me autoambulancë është transportuar në emergjencën e Ferizajt ku edhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Lajmi.net/