Një person ka vdekur gjatë ditë së djeshme në Qendrën Kryesore Familjare në Shtime.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila po e cilëson si vdekje të dyshimtë.
Personi ishte dërguar në QKMF nga Enti Special i Shtimes në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Është raportuar nga QKMF e Shtimes se nga Enti Special i Shtimes ishte sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore viktima mashkull K/shqiptar, ku pas tretmanit mjekësor i njëjti ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML”, është thënë në raportin e Policisë.
Rasti tanimë është duke u hetuar. /Gazeta Shneta/