Vdekje e dyshimtë në QKUK, Policia nis hetimet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

2020-09-10 në ora 10:15

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një familjar ka raportuar një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor. Sipas raportimit të tij, vdekje ka ndodhur si pasojë e trajtimit jo të duhur, shkruan Gazeta Shneta.

“Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ku sipas tij si pasojë ka ardhur deri te vdekja e te ndjerës viktimë femër kosovare”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Shneta/