Një serb ka ndërruar jetë në rrethana akoma të panjohura në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.