Shigeaki Hinohara (4 tetor 1911 – 18 korrik 2017) ishte një mjek japonez. Ky njeri i jashtëzakonshëm vazhdoi me praktikën e tij si mjek, madje edhe pasi i mbushi 100 vjeç.
Ai ishte shumë i respektuar në Japoni dhe ishte kreu nderi i Spitalit Ndërkombëtar të Shën Lukës në Tokio. Shkaku i vdekjes ishte problemi me frymëmarrjen më 18 korrik, sipas spitalit. Ai ishte 105 vjeç. Hinohara kishte vuajtur nga gjendjet mjekësore që prekin zemrën dhe organet e tjera si rezultat i moshës së tij.
Gjatë karrierës së tij të gjatë si mjek në spitalin e Shën Lukës, ai krijoi dhe popullarizoi praktikën japoneze të kontrolleve mjekësore vjetore. Këto kontrolle mjekësore gjithëpërfshirëse janë bërë standard për shumë japonezë të moshës mesatare. Hinohara ishte gjithashtu një avokat për mjekësinë parandaluese. Ai ishte autori i 75 librave, duke përfshirë “Living Long, Living Good”, e cila shiti më shumë se një milion kopje, transmeton Gazeta Shneta.
Në vitin 1995, kulti “Aum Shinrikyo” përdori sarin për sulm në Tokio. Në atë kohë, Dr Hinohara ishte drejtori i spitalit, dhe vetëm një vit më parë, ai vendosi të instalonte tuba oksigjeni nëpër muret e ndërtesës spitalore, në rast emergjence. Masat e ndermirrura shpëtuan jetëra në momentin e sulmit, pasi spitali ishte në gjendje të strehojë 640 pacientë në vetëm 2 orë. Të gjithë pacientët mbijetuan, përveç njërit.
Në vitin 2005. ai mori çmimin “Mjeshtri i Kulturës” nga qeveria japoneze.
Si një figurë e shquar që përfaqëson të moshuarit, të qenit një centenar nuk e ndaloi Hinohara që të ishte aktiv.
Ai mbajti fjalime në të gjithë Japoninë, ku përfshiheshin mesazhe motivuese se si dikush mund të ndryshojë jetën e tij / saj në çdo moshë. Fjalët e Hinohara kanë frymëzuar shumë njerëz, si fjalë të mençurisë bazuar në përvojën e tij shekullore.
“Qëllimi im është ende larg. Unë do të doja të bëhesha personi më i vjetër i Japonisë, në një rekord pa u penzionuar fare, pasi unë do të vazhdoj të punoj edhe pse kam mbushur 100 vite.”, tha Hinohara pas ligjëratës së tij në Tetor 2014, në ditëlindjen e 103-të. Deri në vdekjen e tij, Dr Hinohara mbeti aktiv, duke udhëtuar nëpër vende, duke dhënë leksione dhe duke parë pacientë të shumtë.
Ceremonia e funeralit të dr. Hinohara mbahet në spitalin e Shën Lukës të shtunën pasdite, më 29 korrik./Gazeta Shneta/