Dje në Klinikën e Neurologjisë në QKUK ka ndërruar jetë një person.
Në raport thuhet se stafi mjekësor nuk kishte të dhëna personale për viktimën, përveçse është banor i komunës së Kamenicës.
“Më datë 18.11.2023 rreth orës 00:30 nga Klinika e Neurologjisë është konfirmuar se një person mashkull kishte ndërruar jetë. Për personi, stafi mjekësor nuk kishin pasur të dhëna personale. Pasi që viktima është banor i Komunës së Kamenicës, informata është dërguar në Regjionin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/