Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një incident në një ndërtesë në lagjen Ulpiana, ku nga ky incident ka edhe të lënduar.
Ndërtesa është përfshirë nga zjarri, për shkak të një nxemjeje elektrike, derisa vetëm ishte një vajzë 4 vjeçare.
Zyra për informim e QKUK-së, ka konfirmuar për KTV se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të klinikës emergjente në QKUK, për shkak se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetojë.
Siç mëson KTV, vajza ka qenë një shtetase e Shqipërisë, derisa nëna e vajzës gjendet në stacionin policor dhe është duke u intervistuar nga policia.