Gjatë ditës së sotme Qendra Kinike Universitare e Kosovës raportoi se deri në ora 17:00 ndërruan jetë 6 pacientë të infektuar me Covid-19.
Në Klinikën Infektive një pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
Pacientët që ndërruan jetë gjatë ditës së sotme janë: SH.I, 71 vjecar nga Prishtina, F.H 72 vjeçar nga Vitia, R.K 70 vjeçar nga Mitrovica, B.G 60 vjeçar nga Vushtrria, S.T 71 vjeçar nga Fushë Kosova dhe V.SH 38 vjeçar nga Peja.
Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /GazetaShneta/