Në Kosovë kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të infektuar me Covid-19.
Nga Klinika Infektive në QKUK kanë njoftuar se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.
Klinika Infektive ka njoftuar poashtu se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive.
Por asnjë sqarim nuk është dhënë nga Infektivja për numrin e përgjithshëm të vdekjeve, derisa, Instituti mbrëmë ka njoftuar për 54 të vdekur. Me dy të vdekurit e fundit, numri shkon në 56.