Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdiq Richard Scolyer, mjeku australian që testoi mbi veten trajtimin pionier kundër tumorit në tru

Jetë 09/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare Richard Scolyer, mjeku australian që tërhoqi vëmendjen e botës pasi iu nënshtrua një trajtimi eksperimental unik për një tumor agresiv në tru, duke përdorur mbi veten zbulimet shkencore që ai vetë kishte ndihmuar të zhvilloheshin.

Scolyer u diagnostikua në vitin 2023 me glioblastomë, një nga format më agresive dhe vdekjeprurëse të kancerit të trurit. Në vend që të pranonte trajtimin standard, ai vendosi të provonte një qasje të re së bashku me kolegen dhe mikeshën e tij, Georgina Long. Trajtimi u bazua në suksesin e tyre të mëparshëm në luftën kundër melanomës së avancuar, një formë e rrezikshme e kancerit të lëkurës, shkruan BBC transmeton Gazeta Shneta.

Si bashkëdrejtues të Institutit Australian të Melanomës, dy shkencëtarët kishin revolucionarizuar trajtimin e melanomës përmes imunoterapisë, duke rritur ndjeshëm normat e mbijetesës. Falë punës së tyre, rreth gjysma e pacientëve me melanoma të avancuar sot konsiderohen praktikisht të shëruar, krahasuar me më pak se 10% një dekadë më parë.

Në rastin e tumorit të trurit, Scolyer u bë pacienti i parë në botë që mori një kombinim imunoterapie para ndërhyrjes kirurgjikale, së bashku me një vaksinë të personalizuar të krijuar sipas karakteristikave të tumorit të tij.

Edhe pse shanset për shërim ishin minimale, skanimet pas trajtimit treguan shenja inkurajuese të reagimit imunitar, duke çuar në nisjen e një studimi klinik në Shtetet e Bashkuara për të testuar metodën tek pacientë të tjerë.

I shpallur ‘australian i vitit’ në 2024-tën, së bashku me shkencëtaren Long, ai u vlerësua jo vetëm për kontributin e tij shkencor, por edhe për guximin me të cilin ndau publikisht betejën me sëmundjen.

Në letrën e tij të fundit, ai bëri thirrje që shkencëtarët të vazhdojnë të sfidojnë kufijtë e njohurive dhe qeveritë të investojnë në kërkim shkencor. “Mund dhe duhet të vazhdojmë të shtyjmë kufijtë përpara në luftën kundër kancerit”, shkroi ai.

Scolyer la pas bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët, ndërsa trashëgimia e tij shkencore vazhdon të ndikojë në trajtimin e kancerit në mbarë botën. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFitim Sadiku nga Kosova pjesë e Komisionit prestigjioz të revistës “The Lancet Rheumatology”
Artikulli i rradhës Ekspertët ngrenë alarmin: Kujdesi për lëkurën po shndërrohet në obsesion te adoleshentet

Ju sugjerojmë

Ushqimet bimore mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zorrëve

09/06/2026 Jetë

Ilaçi i ri mund të zgjidhë një nga problemet më të përfolura të injeksioneve për dobësim

09/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë

Ekspertët ngrenë alarmin: Kujdesi për lëkurën po shndërrohet në obsesion te adoleshentet

09/06/2026 Femina

Rëndësia e këshillës së farmacistit në kujdesin ndaj pacientit

09/06/2026 Jetë

“Të jetosh më gjatë dhe më mirë”, sfida e re e mjekësisë në Spanjë

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.