Vëllai ia heq dhëmbin 7-vjeçarit me metodën e vjetër (Video)

2017-05-22 në ora 07:07

Një 7-vjeçar është mjaft i frikësuar për të hequr dhëmbin, duke menduar se do t’i dhëmbë.

Quinn është filmuar në video nga e ëma, teksa përpiqen ti heqin dhëmbën me metodën e vjetër të zakonshme, një pe i lidhur tek dhëmbi dhe nyja tjetër tek dera.

Teksa i ati përpiqet ta qetësojë, duke i thënë se nuk do të ketë dhimbje, dhe se më pas do të hanë shumë gjëra, akullore, karamele, më i vogli tregohet më i shkathët.

Me një shkop lodre në dorë Dylan godet perin ku ishte lidhur dhëmbi, dhe dhëmbi ra në tokë. Quinn nuk ndjeu asgjë, por në video shfaqet mjaft i lumtur që çdo gjë kaloi mirë. Të lumtë Dylan! /tch