Një nënë ka shpërndarë me nënat e tjera një paralajmërim rreth një sëmundje gjatë stinës së dimrit.
Ajo e bëri këtë, pasi që foshnja e saj vetëm 6 muajshe përfundoi në spital në gjendjeshumë të rëndë.
21 vjeçarja Beth nga Stourbridge postoi një foto prekëse të foshnjës në rrjetin social Facebook.
Ndërsa foton ajo e përcjell edhe me një mesazh të fortë për prindërit e tjerë:
Prindër, kujdes me bronkiolitin këtë dimër, mund të ngatërrohet lehtësisht dhe është shumë i rrezikshëm.
Fillon me një kollë pastaj një ftohje, që përkeqësohet brenda pak orësh.
Ajo tregon se si vajza e saj kishte ndërruar gjithë ngjyrën e fytyrës për disa sekonda duke bërë që ajo të përcillej me një kollë të tmerrshme.
Mesazhi i saj për të gjitha nënat është që nëse fëmija juaj ka ftohje apo kollë, nëni një vizitë tek mjeku.
Ndërsa ka ftuar të gjitha nënat që ta shpërndajnë këtë njoftim tek të gjitha nënat e tjera./Shendeti/