Vëmendje prindër: Lodrat që vijnë nga Kina me rrezik të lartë për fëmijët

2018-08-10 në ora 13:43

Janë ndaluar rreth 12 nga mostrat prej 15 sa ishin gjithsejt të lodrave në Holandë, të gjitha lodrat janë cilësuar si të rrezikshme sidomos ato lodra që vijnë nga Kina të cilat gjenden në dyqane të shumta në Kosovë.

Ndërsa, Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar më tej analizat e bëra në laboratorin “SGS” në Holandë, të cilat kanë rezultuar se vetëm 3 nga 15 lodrat janë të lejueshme të shiten në tregun kosovar, edhe pse kanë mangësi, por të cilat mund të eliminohen.

Testimi i tyre është bërë nga laboratori ‘SGS’ në Holandë, ndërsa mostrat janë dërguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ishte raportuar edhe më herët rreth rrezikshmërisë së këtyre lodrave, ndërsa ka siguruar edhe rezultatet e dyta që kanë ardhur.

Gjatë testimit të dytë ku kanë mbërritur rezultatet janë bërë testime edhe në aspektin fizik, kimik si dhe atë mekanik, duke përfshirë testin e etiketimit.  Tek ‘vetitë kimike’ ndër të tjerash thuhet se lodrat duhet të jenë të projektuara dhe të prodhuara në mënyrë që të mos paraqesin rrezik të efekteve të dëmshme ndaj shëndetit të njeriut për shkak të ekspozimit ndaj substancave apo përzierjeve kimike nga të cilat lodrat janë të prodhuara.

Me veti të rrezikshme për përdorim kanë dal këto lodra: makinë me bateri “Em Car Model” dhe manikyr “Makeup Belle”.

Testin e vetive këtyre vetive, i cili përcakton se lodrat dhe pjesët përbërëse të tyre duhet të kenë fortësinë e duhur mekanike, pa u thyer ose pa pësuar shtrembërime që paraqesin rreziqe të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike nuk e kanë kaluar lodrat si: manikyr “Makeup Belle”; pistoletë me topa “Super Shooting”; lodër veturë dhe aeroplan “Fly Line” dhe pistoletë tjetër me topa “Shoot Game”.

Në anën tjetër testin e etiketimit që duhet ta ketë secila lodër, ku përshkruhet për secilën moshë përdoret dhe përbërësit e saj, nuk e kanë pasur pesë lodrat e kthyera herën e dytë: makinë me bateri “Em Car Model”; manikyr “Makeup Belle”; pistoletë me topa “Super Shooting”; lodër veturë dhe aeroplan “Fly Line” dhe pistoletë tjetër me topa “Shoot Game”.

Dy ditë më herët, MTI kishte marrrur një vendim që të largoj nga tregu njërën nga këto lodra. Nga tregu poashtu është larguar vetëm lodra e cila është e ndaluar edhe në tregun e BE-së, “Slime Barrel-O-Slime”.

Nuk ka ende përgjigje nga MTI në pyetjen e Gazetës se a do të largohen këto lodra nga tregu.  Lodra të rrezikshme për përdorim, të cilat nuk e kishin kaluar testin e konformitetit në katër komponenta, dhe janë klasifikuar si të rrezikshme, janë: revole që nuk ka brend, por dihet origjina nga Kina; lodër kimile (Slime) e brendit “Barrel O Slime”; lodra uji të brendit “Bath Tub”; set kafshës të brendit “Animal Toys”, kukull e brendit “Happy Girl”; kafshë lodër e brendit “Poultry” dhe lodër, veturë e aeroplan të “Fly Line”.

Europa ka vendosur standarde të përmbajtjes së lodrave për fëmijë pas disa skandaleve për lodrat kancerogjene gjatë viteve të kaluara. “Rapid Alert System” (Sistemi i Sinjalizimit të Shpejtë për rrezikshmërinë e produkteve jo-ushqimore), në kuadër të Komisionit Europian, i tregon për produktet të cilat janë të rrezikshme në tregun Bashkimit Europian, në të cilin vendet alarmojnë njëra-tjetrën për produktet me rrezikshmëri në përdorim.

Ndërsa, rregullorja e MTI  përcakton edhe kërkesat e veçanta të sigurisë ku hyjnë: vetitë kimike, vetitë fizike dhe mekanike, testi i djegshmërisë dhe testi i etiketimit. Rrjedhimisht, këtu përcaktohet edhe procedura e vlerësimit të konformitetit për lodrat.

“Lodrat nuk duhet të përmbajnë aromat e mëposhtme alergjike”, ku janë të listuara 55 aroma, e të cilat përcaktohen në rregulloren për sigurinë e lodrave.

“Lodrat dhe pjesët përbërëse të tyre nuk duhet të paraqesin rrezik nga ngufatja”, thuhet më tej. Por duhet të kenë edhe siguri nga aspekti i ndezjes “… nuk ndizen nëse i ekspozohen direkt një flake, shkëndije apo burimi tjetër të mundshëm të zjarrit”, thuhet ndër tjera në rregullore./Kallxo/