Vendet ku nuk duhet fëmija juaj ta bëjë kurrë gjumin

2018-10-11 në ora 13:05

Vdekja e papritur e foshnjave (SIDS) është shkaku kryesor i humbjes së jetës së foshnjave prej moshës 1 muajshe e deri në 1 vjeç. 

Ky ç’rregullim shëndetësor shfaqet i heshtur dhe mund t’i ndodhë çdo foshnje, qoftë nëse kjo e fundit vuan nga ndonjë gjendje shëndetësore apo shëndeti i saj është vital, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, ndër shkaqet kryesore përse kjo u ndodh të vegjëlve, sipas ekspertëve, supozohet të jetë gjumi pa prezencën e prindërve në shtrat në moshë të hershme. Si rrjedhojë, mungesa e vrojtimit prindëror mund të sjellë edhe vdekjen në makinë apo edhe në shtrat.

Por, në lidhje me këtë, prindërit duhet të ndalojnë që t’i vendosin fëmijët e tyre në ambientet e mbyllura, me qëllim që ta paranadalojnë apo qoftë edhe minimizojnë fenomenin “SIDS”.

1.Në karrigen lëkundëse

Ajo është perfekte për të luajtur ,por jo për të fjetur. Arsyeja? Këto karrige nuk janë projektuar për një cikël gjumi dhe mund të shkaktojnë të famshmen “vdekje në djep” (SIDS). Duke qënë se kjo karrige është shumë e vogël, fëmija nuk do të ketë mundësi të lëvizë lirshëm duke mos pasur gjithashtu edhe një kontroll të qafës, si pasojë rritet rreziku i bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

2.Sexholinoja e makinës

Ju ka ndodhur  ta keni vendosur shpesh fëmijën të flejë në sexholino? Tani është momenti të mos e bëni më! Edhe pse kjo mund të duket e vështirë të praktikohet pasi fëmijën mund ta ketë zënë gjumi ndërsa keni qënë në makinë, e madje diçka e tillë kohë më parë nuk konsiderohej e rrezikshme, studime kanë treguar se prania e xhupit dhe rripave të lidhjes mund të bëhet faktor rreziku për bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmija.

3.Divani

Shpesh ky është vendi i preferuar i prindërve duke qënë se ju jep mundësinë e të pasurit nën kontroll fëmijën ndërkohë që mund të jenë duke bërë diçka tjetër përreth kuzhinës. Në të vërtetë nuk duhet ta bëni këtë, pasi fëmija mund të rrotullohet dhe të godasë kokën në dysheme, apo më keq akoma edhe të rrotullohet dhe përfundojë poshtë jastëkëve duke rrezikuar edhe në këtë rast bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.