Numri global i rasteve me COVID-19, ka arritur në 250 milionë, me Rusinë dhe Evropën Lindore që kanë shënuar një numër rekord të infeksioneve, raporton Reuters.
Analiza e burimit Reuters vë në dukje gjithashtu se numri mesatar ditor i rasteve ka rënë me 36% globalisht, përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, infeksionet SARS-CoV-2 janë ende në rritje në 55 nga 240 vende, me Rusinë, Ukrainën dhe Greqinë që kanë shënuar nivele rekord të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.
Së fundmi, burimi Medical News Today, ka raportuar gjithashtu për numrin rekord të rasteve të përditshme me COVID-19 në Rumani, një vend tjetër i Evropës Lindore. /Gazeta Shneta/