Para disa gjeneratave, njerëzit kanë vdekur nga infeksionet e ndryshme, nga të cilat sot miliona njerëz mbrohen nga vaksinat të cilat i marrin që në fëmijëri.
Komuniteti shkencor vazhdon të hulumtojë për vaksina të reja, si përshembull kundër HIV-it, malaries, apo edhe kancerit, shkruan Hotmomsclub, transmeton Gazeta Shneta.
Por ka prej atyre që i kundërshtojnë vaksinat me argumentin se ato janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme.
Këtë javë një Gjykatë e Lartë në Evropë mund të fajësoj vaksinën për një sëmundje.
Një francez i njohur si Mr. J.W. ishte imunizuar kundër hepatitit B në vitin 1998. Një vit më vonë, ai u diagnostikuka me sklerozën multitipe. Ai dhe familja e fajësuan prodhuesin Sanofi Pasteur me pretendimin se vaksina ishte shkaktare e sëmundjes.
Ky person vdiq në vitin 2011 dhe çështja e tij është duke vazhduar nëpër gjykata.
Gjykata e Apelit në Francë i hodhi poshtë pretendimet se vaksina mund të ketë lidhje me sëmundjen e tij.
Tani rasti është duke u trajtuar në Gjykatën e Lartë në Evropë e cila thotë se janë shumë faktor që kanë ndikuar të shfaqjen e sëmundjes dhe njëra nga to mund të jetë edhe vaksina.
Ky mendim i gjykatës është kritikuar ashpër në SHBA, pasi mund ta ndryshojë përceptimin ndaj vaksinave përgjithmonë dhe t’u jap një argument shtesë kundërshtarëve të vaksinës. /Gazeta Shneta/